Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lëvizje politike për 25 prill? Peleshi pas emërimit te ‘Mbrojtja’: S'është për t'u fshehur! Rama ka talent të për t'iu përgjigjur sfidave të kohës

Lëvizje politike për 25 prill? Peleshi pas emërimit te

Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi deklaron se emërimi i tij si ministër i Mbrojtjes, në vend të Olta Xhaçës nga kryeministri Edi Rama ka qëllim politike, pasi jemi në vit elektoral.

Në një intervistë për Report Tv, Peleshi pranoi se emërimi i tij ka ardhur për të arritur një maksimalizim të votave në fushatë! Peleshi ka vlerësuar kryeministrin Rama, sipas së cilit ka një "talent të spikatur t’iu përgjigjur ambicieve dhe sfidave të kohës me formatin më të mirë të mundshëm".  

"Kryeministri ka një mandat të fituar me votën popullore padyshim dhe ka të drejtë që ta kompozojë kabinetin qeveritar duke harmonizuar ambiciet dhe të gjitha angazhimet për të cilat është votuar kryeministri dhe PS-ja që sot qeveris e vetme vendin.

Nuk është detyra ime që të komentoj lëvizjet e kryeministrit në kabinet, por një gjë është e sigurt që gjithmonë kryeministri, si çdo kryeministër, por unë besoj që kryeministri Rama ka një talent të spikatur për t’iu përgjigjur ambicieve dhe sfidave të kohës me formatin më të mirë të mundshëm.

Siç e thashë nuk është e lehtë që të analizojmë një emërim, një emërtesë apo një vendim në mënyrë të shkëputur nga tërësia. Edhe kabineti qeveritar, ashtu si në shumë vendime të tjera, duhet të mbajë parasysh ekuilibra të caktuar apo të harmonizojë forcën politike me forcën teknike, nëse mund ta quajmë kështu. Mendoj që në të gjitha formatet që kryeministri Rama ka zgjedhur, nga viti 2013 e deri më sot, u janë ngjitur shumë mirë nevojave dhe sfidave të kohës. Nuk është për t’u fshehur që ne tani jemi në një vit elektoral, jemi disa muaj larg zgjedhjeve", tha Peleshi.

 

Të fundit