Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Lidhja e strehimit të afganëve me nxjerrjen e studentëve”, Rama: Fabrikim i dorës që vulosi ngjarjet më të zeza

“Lidhja e strehimit të afganëve me nxjerrjen e
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave për nxjerrjen e studentëve nga godinat konvikteve ku do të strehohen afganët që do të vijnë në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se lidhja e strehimit të afganëve me nxjerrjen e studentëve jashtë godinave, është ‘është fabrikim i së njëjtës dorë që ka vulosur prej 30 vjetësh ngjarjet më të zeza në këtë vend.’

“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë”, shkruan Rama në Twitter.

Grupi i parë i afganëve pritej të mbërrinte dje, por për shkak të trazirave dhe kaosit të shkaktuar në aeroportin e Kabulit, nisja e avionit është anuluar.

Të paktën 6 godina të konvikteve në Qytetin Studenti janë boshatisur për t’iu lënë vendin afganëve që do të mbërrijnë në Shqipëri. Studentët do të akomodohen në godina të tjera përkohësisht.

 

Të fundit