Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ligji për bashkëpunëtorët qëllimisht për Metën? Balla: E pamundur për ata që kanë mbajtur pozicione të larta politike

Ligji për bashkëpunëtorët qëllimisht për

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka sqaruar nismën ligjore të Partisë Socialiste në atë që ai e quajti ligji për despiunizimin.

Duke folur në emisionin “Opinion” në tv Klan, Balla mohoi që nisma është ndërmarr për të përjashtuar ish-presidentin Meta nga politika, ndërsa tha se kuvendi ka marr nga autoriteti sinjalizimin për një mospërputhje në ligjin e vitit 2015.

Kuvendi ka marr një sinjalizim nga autoriteti ku i kërkohet  kuvendit që të rregullojë një mospërputhje të ligjit të miratuar në vitin 2015 me atë që ka dashur Kuvendi t’i japë këtij autoriteti, sepse në nenin 29 pika 4 ne i kemi ndaluar autoritetet të verifikojë personat që janë pajisur me çertifikatë nga komisionet Mezini dhe Bezhani.

Është e pamundur të bësh pengesë ligjore për ata që kanë mbajtur pozicione të larta politike në atë kohë. Unë dhe ti biem dakord që Sigurimi i Shtetit ka qenë strukturë kriminale për shkak të së cilës kanë humbur jetën njerëz”, tha Balla.

Të fundit