Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: Shkak, një problem shëndetësor

Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: Shkak, një

Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen si kryetare e parlamentit pas tri vitesh në këtë post.

Vendimin e bëri të ditur në mbyllje të seancës plenare, ku ka njoftuar se do të largohet si kryetare e parlamentit për shkak të një situate shëndetësore.

“Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën. Jam përpjekur të jap më të mirën cdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë, Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim.

Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.
Ju falënderoj të gjithëve, falënderoj administratën, punonjësit e shërbimit dhe ju uroj të gjihëve të keni angazhim dhe shëndet të plotë për të vijuar. Largimi im është i padëshiruar por i nevojshëm", tha Nikolla.

Të fundit