Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lindita Nikolla përlot kryebashkiaken e Kurbinit: Edhe ajo e humbi shtëpinë, foshnjën e ushqente aty ku punonte

Lindita Nikolla përlot kryebashkiaken e Kurbinit: Edhe ajo e humbi
Majlinda Cara

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përlotur kryebashkiaken e Kurbinit Majlinda Carën gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë, ku do të dhurohen çelësat e shtëpive që janë ndërtuar nga Turqia.

Nikolla përgëzoi Carën për punën e bërë në menaxhimin e situatës, duke treguar se dhe ajo e humbi shtëpinë e saj nga tërmeti i 26 nëntorit. Ajo tha se Cara kishte refuzuar të merrte banesë para qytetarëve, ndërsa shtoi se e merrte foshnjën e saj, kudo ku shkonte në ato momente të vështira për shqiptarët.

“Ka bërë detyrën, por e ka bërë mirë. Edhe ajo humbi shpinë e saj, por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, i duhej t'ja sillnin foshnjën aty ku po punonte për ta ushqyer me gji që të vijonte punën deri në orët e vona të natës. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes kush e tërhoqi për familjen tënde, më tha jo, unë do jem e fundit, familja ime do jetë e fundit dhe do pres projektin tjetër”, tha Nikolla.

Të fundit