Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lirohet nga detyra prefekti i Durrësit, kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra prefekti i Durrësit, kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto. Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave, ndërsa po ashtu u vendos që në vend të Nastos të emërohet Emiljan Jani.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se pak ditë më parë dha dorëheqjen edhe prefekti i qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku.

Të fundit