Flash News

Ditari i Maxhorancës

Listat e kandidatëve për deputetë, Balla tregon strategjinë që mund të përdorë PS më 25 prill 

Listat e kandidatëve për deputetë, Balla tregon strategjinë

Kreu i grupit parlamentar i PS, njëherësh sekretar i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka treguar më shumë detaje mbi renditjen e kandidatëve për deputetë në lista, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese të miratuara së fundmi në Kodon Zgjedhor.

Duke folur në Euronews, Balla tha se edhe kandidati i fundit në listë, mund të dalë i pari në garën zgjedhore.

Pyetjes së moderatores Ilva Tare nëse do të pranonte ai të ishte poshtë listës fituese, Balla nuk preferoi të përgjigjet direkt, por nuk përjashtoi mundësinë që PS të përdorë këtë si strategji elektorale.

“Kjo mund të jetë një strategji. Kam parë në rastin e Kroacisë që për strategji elektorale më i votuari të jetë në fund fare”, tha kreu i grupit të PS.

 

 


 

Të fundit