Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lleshaj kritika ndaj Komisariatit të Skraparit: Nuk e kanë luftuar kanabisin, ka patur zyrtarë të implikuar

Lleshaj kritika ndaj Komisariatit të Skraparit: Nuk e kanë luftuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar në Berat një takim me strukturat drejtuese të policisë atje, ku ka bërë edhe një analizë të situatës.

Sa i përket veprimtarisë në këtë qark, Lleshaj pati kritikë vetëm për policinë e Skraparit. Ai tha se kultivimi i kanabisit nuk është goditur nga strukturat e Komisariatit të Skraparit, por nga Policia e Shtetit.

“Kemi patur një problem të shtuar në zonën e Skraparit, ku sivjet ka patur disa raste kultivimi, të cilat janë identifikuar dhe goditur nga vetë strukturat e Policisë së Shtetit, por jo nga strukturat e Komisariatit të Skraparit. Po ka patur të implikuar, në nivele të ndryshme, nga niveli i moskryerjes së detyrës apo shpërdorimit të saj, ose edhe më tej”, u shpreh Lleshaj.

Ditari politik

Të fundit