Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lorik Cana mesash për vaksinimin: S'kam pasur dyshime rreth efekteve, mjeti për të mbrojtur fëmijët dhe prindërit

Lorik Cana mesash për vaksinimin: S'kam pasur dyshime rreth efekteve,

Qeveria ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për vaksinimin kundër Covid-19 duke shpërndarë mesazhe të emrave të njohur në vendin tonë.

Këtë herë ka qenë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana që ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët. Ai thotë se mjeti më i mirë për të fituar betejën me pandeminë është vaksina.

Gjithashtu shton se nuk ka patur asnjëherë dyshime për efektet anësore të saj. Cana e ka parë vaksinimin si mënyrën e vetme për të mbrojtur fëmijët, prindërit dhe të afërmit e tij.

Ai apelon qytetarët që të vaksinohen, ndërsa shton se vaksinat janë pjesë e shoqërisë sonë, duke nënvizuar llojet e ndryshme të saj.

“Mjeti më i mirë për ta përballur, për ta luftuar dhe për ta tejkaluar këtë pandemi do të ishte vaksina dhe ishte vetëm një çështje kohe e cila, të gjithë besoj i kishim sytë të kthyer tek ajo. Dua të jem 100%, le të themi i sinqertë, dhe dua të them që nuk kam pasur asnjëherë dyshime rreth efekteve të vaksinës apo rezultateve të vaksinës pavarësisht a mbulon plotësisht apo mbulon akoma pjesërisht si vaksinë e parë që ka dalë.

Kam qenë gjithmonë i sigurt që vaksina është një mjet i cili të ndihmon ty për tu mbrojtur, por si prind kryesisht e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi dhe gjithsesi për të mbrojtur edhe prindërit e mi.  Vaksinat tani janë një pjesë e përgjithshme e shoqërisë tonë, kemi lloj lloj vaksinash, fëmijët tanë marrin lloj lloj vaksinash, është faktori pse jetojmë më mirë, jetojmë më gjatë, jetojmë më të shëndetshëm dhe më të fortë. Kam qenë menjëherë i sigurtë që ajo është mënyra më e mirë për të mbrojtur njëherë të afërmit e mi e pastaj të gjithë shoqërinë tonë”, u shpreh Cana.

Të fundit