Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Lufta brenda llojit”, Benet Beci imiton Ramën me kërcimin e tallavasë

“Lufta brenda llojit”, Benet Beci imiton Ramën me kërcimin

Me këngën “Ça po meno, hajde festo”, të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, beteja e vërtetë midis rilindasve është se kush e kërcen më mirë tallavanë.

Që nga momenti që u bë publike kënga, kryeministrit Edi Rama thuajse në çdo dalje të tijën e ka “qarë” tallavanë me të kërcyer.

Por mesa duket, tani Rama ka një kundërshtar shumë të fortë. Është pikërisht kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci i cili nuk i ka rezistuar ritmeve të kolonës zanore të zgjedhur për fushatën e 14 majit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Beci shihet mes të rinjve duke kërcyer tallava.

Fushata e socialistëve e cila u premtua të ishte pa bujë duket se i është dorëzuar këngës që u kthye në trend nga kryeministri që ka kërcyer me mbështetësit socialistë, duke bërë që edhe vetë kandidatët të imitojnë kreun e qeverisë.

 

Të fundit