Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Luli është akoma në gjumë", Rama ironizon takimet e Bashës: Mungon opozita reale

"Luli është akoma në gjumë", Rama ironizon takimet

Kryeministri Edi Rama ishte në Porto Romano, Durrës. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se mungon një opozitë reale dhe ambicioze. Rama ka ironizuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarët.

“Daljet e Lulit rrugëve ku takon gjoja hallexhinj, taksixhinjtë 20 metra larg PD e ngaqë është akoma në gjumë i pyet si mendoni tja bëjmë me taksat e taksixhiu i thotë ne na i kanë heq taksat por kemi halle të tjera.

Vjen këtu në Durrës e shkon me drejtuesit e PD në një zonë që bëjnë si viktima, njëri thotë s’më kanë ardhur fare e tjetri thotë i kam refuzuar lekët ndërkohë që lekët janë në bankë në konton e tyre.

Luli është në një fazë që përton të fshehë gjurmët, përton të fshehë dhe gjurmët e të shkuarit në një rrugë të gabuar”, tha Rama.

Ky i fundit ka sulmuar edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rama ka kujtuar dhe kohën kur qeveriste në aleancë me LSI-në, ndërsa tha se e vetmja punë e mirë që kanë bërë, ishte mbështetja për PS-në në projektet që kishin marrë përsipër.

Të fundit