Flash News

Ditari i Maxhorancës

Majko: Nuk e kam pritur aspak mirë "Ballkanin e Hapur"

Majko: Nuk e kam pritur aspak mirë "Ballkanin e Hapur"

 

Deputeti socialist Pandeli Majko tha nuk e ka pritur aspak mirë idenë e Ballkanit të Hapur.

Majko tha në "Open" se e vetmja arsye se përse nuk doli kundër, ishte sepse besonte që mund të zhvillohej një tryezë bilaterale mes Serbisë dhe Kosovës.

"Se kam pritur aspak mirë, isha i përgatitur për reagimin e Kosovës. E vetmja gjë që më mbajti të mos dilja kundër, sepse mund të dilja sepse s’kam frikë, mendoja se në tavolinë e Ballkanit të Hapur,  Kosova mund të negocionte gjëra të cilat do të shmangte tavolinën bilaterale nën ombrellën e Brukselit", tha Majko.

Të fundit