Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: 3200 mjekë të infektuar që prej fillimit të pandemisë; flet për vaksinimin e të burgosurëve

Manastirliu: 3200 mjekë të infektuar që prej fillimit të
Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu bëri me dije se që prej fillimit të pandemisë janë infektuar me koronavirus 3200 mjekë. Sa i përket numrit të viktimave nga radhët e bluzave të bardha, ajo nuk dha një shifër me arsyetimin se nuk është etike.

“Për arsye etike do të preferoja që humbjet e jetës së mjekëve të mos i cilësoja në numra. Janë 3200 mjekë që përgjatë një viti kanë rezultuar të prekur me COVID-19 dhe praktikisht nëse do të krahasonim me vende të tjera është një përqindje që konsiderohet në tërësi, të tëra vendet e kanë pasur”, tha ajo për 'Log.'

Sa i përket vaksinimit për të burgosurit, ministrja nuk dha një datë. Pavarësisht se e cilësoi grup prioritar ajo ia kaloi këtë përgjegjësi Institutit të Shëndetit Publik.

“Do të jenë patjetër një grup prioritar në planin tonë të vaksinimit, do të vendosen nga ISHP”, tha Manastirliu.

Të fundit