Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze; njofton nisjen e vaksinimit masiv

Manastirliu: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze; njofton
Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se shumë shpejt në Shqipëri do të mbërrijnë vaksinat kineze. Ajo tha se javën tjetër do të nisë vaksinimi masiv.

“Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke blerë nëpërmjet distribuotrit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksnimin masiv”, deklaroi Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka si objektiv nisjen e vaksinimit masiv për të moshuarit.

“E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi”, u shpreh Rama.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52,050 doza.

-28,659 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse

-8,889 vaksinime për të të moshuar

-14,502 vaksinime për arsimtarët

Vaksinave ruse dhe kineze iu hapë rruga me miratimin e Aktit Normativ, ku u dha autorizimi për të negociuar me prodhuesit e  tyre.

Të fundit