Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe shëndetësore

Manastirliu: Ka një plan për të integruar shërbimet sociale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe shëndetësore. Kjo deklaratë vjen pas krimeve dhe abuzimeve të ndodhura së fundmi në vend.

“Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe shëndetësore. Ndaj në Strategjinë tonë të Kujdesit Parësor, ngritja e qendrave të mjekësisë familjare ku për herë të parë në qendrat tona shëndetësore do të jenë edhe punonjës social dhe psikologë, si pjesë e Planit të Veprimit të MSHMS për evidentimin dhe kujdesin në vazhdim për problematika të shëndetit mendor, është një nga objektivat e ketij plani, implementimi i të cilit fillon duke u mbështetur me buxhetin e vitit 2022”, deklaroi Manastirliu.

Këtë deklaratë ajo e bëri pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku bëri me dije vendimet e fundit të qeverisë, për miratimin e planit kombëtar 5-vjeçar të veprimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian dhe planit kombëtar të veprimit për mbështetjen e personave LGBT+. 

 

Të fundit