Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu ndjek procesin e vaksinimit të studentëve: Domosdoshmëri për t’u kthyer në auditore

Manastirliu ndjek procesin e vaksinimit të studentëve:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata kanë ndjekur procesin e vaksinimit të studentëve, ku ka apeluar për vaksinimin masiv, si domosdoshmëri për t’u kthyer në auditore.

Vaksinimi i arsimtarëve dhe studentëve është i detyrueshëm në vendin tonë. Manastirliu bëri me dije se me fillimin e shkollës, procesi i vaksinimit do të bëhet edhe në universitete dhe konvikte.

“Kryesisht jemi duke punuar me qendrën e qytetit “Studenti” edhe për të gjithë ata student, të cilët do të jenë regjistruar dhe që do të shkojnë edhe nëpër konvikte, është e nevojshme që patjetër të jenë të vaksinuar. Por nga ana tjetër edhe për të gjithë studentët tashmë dihet që vaksinimi është edhe një kusht për të qenë sa më të lirshëm në auditor.

Ne kemi vendosur që me të filluar edhe shkollat, të spostohemi edhe në universitete, në secilin prej universiteteve, sipas një kalendari që është duke organizuar Njësia Vendore e Tiranës, por nga ana tjetër dhe Njësitë Vendore në të gjitha rrethet ku ka universitete do të mundemi pra që ne të jemi në çdo universitet, në çdo fakultet për të bërë vaksinimin për të gjithë ato studentë apo edhe pedagogë që ende nuk e kanë bërë”, tha Manastirliu.

Sipas kësaj të fundit, më shumë se 60% e arsimtarëve i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës. Muaji shtator është muaji i hapur për vaksinimin anticovid për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë mbi 1,9 milionë doza anticovid dhe janë kryer në total rreth 1,5 milionë vaksinime. 673,951 qytetarë i kanë kryer të dy dozat.

Të fundit