Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu paralajmëron: Duhet të jemi gati për një valë të re me Covid-19

Manastirliu paralajmëron: Duhet të jemi gati për një

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet që po kryhen tek Infektivi, nga ku bëri me dije se spitali i ri do të jetë gati brenda verës.

Duke folur për situatën epidemiologjike, ku vihet re një rritje e numrit të infektimeve, Manastirliu tha se pritet një valë të re infektimesh.

“Puna jonë duhet të jetë e fokusuar sepse duhet të përgatitemi për të nesërmen. Ashtu sikurse është alertuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vjeshta mund të vijë me një valë të re të covid19 dhe varianteve të reja të Omicron. Ndaj ne duhet të bëhemi gati që t’i përballojmë të gjitha ato emergjenca që mund të vijnë në të ardhmen, duke qenë të përgatitur dhe duke ndërtuar kapacitetet dhe duke i fuqizuar ato”, tha Manastirliu.

Të fundit