Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: Po punojmë që certifikata e vaksinimit të integrohet në sistemin e BE-së brenda shtatorit

Manastirliu: Po punojmë që certifikata e vaksinimit të integrohet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se Shqipëria ka përmbyllur procedurat e nevojshme për të njohur certifikatën e vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitën në qendrën shëndetësore nr. 1 në Tiranë, e shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama, Manastiorliu pohoi se shumë shpejt të dhënat do të integrohen në sistemin e Bashkimit Evropian.

“Tashmë kemi përfunduar të gjithë procedurat me Bashkimin Europian për të integruar sistemet, jo vetëm për kalimin e kufirit, por gjithashtu edhe për aksesin ndaj shërbimit në Europë, të njihet ky sistem, të njihet Green Pass, besoj brenda Shtatorit”, bëri me dije Manastirliu.

Kryeministri Rama pohoi edhe njëherë në mënyrë kategorike se të gjithë studentët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit, ose në të kundërt nuk do të lejohet të hyjnë në auditor.

“Studentët që nuk vaksinohen nuk do të hyjnë në auditor, sepse nuk ka mundësi që pjesa që është e vetëdijshme që do të mbrohet të kërcënohet nga ata që jetojnë me teoritë e konspiracionit apo me frikëra antishkencore”, është shprehur Rama.

Të fundit