Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: S'kemi identifikuar asnjë rast me variantin Delta. Gjatë verës do vijojë vaksinimi masiv, sa janë kryer deri tani

Manastirliu: S'kemi identifikuar asnjë rast me variantin Delta.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rasti të variantit të ri të virusit "Delta". Gjithsesi, ministrja tha se nuk duhet ulur vigjilenca, ndërsa ka shtuar se institucionet shëndetësore vijojnë të jenë në alert për këtë variant të ri që rezulton të jetë më i ashpër se varianti normal i koronavirusit dhe kërkon një kujdes maksimal.

Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu bëri me dije se deri tani janë kryer mbi 986 mijë vaksinime, ndërkohë që shtoi se mbi 400 mijë qytetarë janë plotësisht të vaksinuar. Ajo tha se do të vijojmë një fushatë të vaksinimit masiv gjatë muajve të verës dhe me vaksinimin në shtëpi të atyre se nuk kanë mundësi. 

"Përmbyllëm dy ditë të hapura të vaksinimi mbi 25 mijë qytetarë apo vaksinime janë kryer dhe mbi 17 mijë qytetarë janë vaksinuar për herë parë. Janë kryer mbi 986 mijë vaksinime. Po ecim me ritme të mira dhe sa i takon doza të dyta janë mbi 400 mijë qytetarë që janë plotësisht të vaksinuar. Ja kemi dalë që të përmbushim një objektiv të mbërritjes së 1.1 mln dozave.

Sot sjellim në Kuvend për miratim një tjetër marrëveshje për vaksinat Pfizer, nëpërmjet COVAX, nga i cili do të sigurojmë rreth 1 mln e 140 mijë doza vaksinash.  Do të vijojmë një fushatë masive vaksinimi gjatë muajve të verës dhe me vaksinimin në shtëpi të atyre që kanë pamundësi.

Ka një alert që ekspertët referojnë, është alerti për shkak të variantit të ri Delta që është identifikuar edhe në vendet e Rajonit. Është shumë më infektues se variantet e tjera që kanë dominuar deri tani dhe për këtë arsye kërkohet një kujdes maksimal. Ndiqni respeketimin e këshillave të ekspertëve. Në laboratorët tanë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri Delta.  E rëndësishme është të mos neglizhojmë asnjë shenjë të sëmundjes.  Do të vijojmë me ditët e hapura të vaksinimit edhe në muajt e verës." - tha Manastirliu.

Të fundit