Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu thirrje Bashës: Është situatë serioze, duhet ta trajojmë si të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë

Manastirliu thirrje  Bashës:  Është situatë serioze, duhet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga foltorja e kuvendit, falenderoi qytetarët për zbatimin e rregullave ndaj Covid-19 dhe shtoi se maska, higjena dhe distanca janë masat për të reduktuar infeksionet.

“Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë”, tha Manastirliu.

Ajo gjithashtu iu drejtua edhe opozitës jashtëparlamentare duke thënë se situata është serioze dhe duhet që të gjithë ta trajtojnë më racionalisht situatën.

“Nëse ne duam të fitojmë betejën shëndetësore, që është beteja e parë ku detyrohemi të zbatojmë rregullat për ta fituar, nuk duhet të lëmë pa zbatuar masat. Janë ndryshime ligjore shumë të mirëpritura në këtë kohë pandemie, pasi vendosin disa baza të mira për forcimin e instrumenteve ligjorë për mbrojtjen e grave. Nëse do të ketë problematika nëpër gjykata, është policia që ndërhyn për çdo rast të dhunës.

Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë. Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve. Duhet të jemi bashkë, ta shohim me racionalitet situatën. Kjo nuk është një luftë e qeverisë, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të vijojnë zbatimin e këtyre rregullave, që do të shmangim të gjithë ato pasoja që mund të kishte një mbyllje. Shpresoj fort që maska të vijojë të zbatohet edhe në ditët e ardhshme, pasi ne do të shohim se si do ta menaxhojmë”, deklaroi Manastirliu.

Të fundit