Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manja bën ‘avokatin’ e Ramës dhe ironizon opozitën: Të vëmë barrierë mes jush se Zot na ruaj duhet të hyjë garda

Manja bën ‘avokatin’ e Ramës dhe ironizon opozitën:

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas akuzave të opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama kryesisht pas deklaratave ndaj SPAK.

Po ashtu, Manja ka ironizuar opozitën dhe përplasjet mes tyre, duke thënë se nuk e durojnë njëri –tjetrin dhe për këtë kuvendi duhet të vendosë barriera mes tyre ose mund të ndërhyjë garda.

Këta kërkojnë të shpjegojnë se çfarë ka dashur të thotë Rama gjatë daljeve publike. Rama ato që thotë nuk lë hapësira për mëdyshje sepse i del për zot ato që thotë. Nëse keni shqetësim për të drejtat personale, votoni ligjin. Sa për patronazhistët ata janë një instrument politik vullnetare dhe patronazhi tët i kanë marrë emrat në biseda telefoni dhe takime. Patronazhistët dhe ne kanë kurajo që të takojnë zgjedhësit.

Ndërsa ju akoma nuk e shihni njëri-tjetrit në sy. Nuk është faji i kësaj mazhorance që ne punojmë 365 ditë. Ndërsa ju i mësoni zgjedhësit si të përdorni leva dhe brava. Në fillim thatë shkak është blerja e votës. Pastaj thoni vendet e punës, pastaj patronazhistët dhe në fund gozhduan Lulin si shkak të humbjes në zgjedhje.

Votoni konventën të mbrojmë të dhënat personale dhe të dalin më territor dhe të votojnë të lirë, kush të fitojë. Por me ca shof unë këtu, ju akoma se keni mendjen te zgjedhjet se nuk e duroni as dy rreshta më pas njëri-tjetrin, tani kuvendi të vendosë ndonjë barrierë  mes jush, se pastaj Zot na ruj, duhet të hyjë garda”, tha Manja.

 

Të fundit