Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manja padit në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, zbardh skemat e abuzimit

Manja padit në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka padiur në SPAK drejtoreshën e Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Jonida Baçin. Ai tha se Baçi është përfshirë në skema abuzimi së bashku me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Duke e konsideruar një nga hetimet për të rëndësishme të Njësisë Antikorrupsion, Manja tashmë e “la topin” në derën e SPAK-ut.

"Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia Antikorrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi.

Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet", tha Manja.

Ky i fundit ka zbardhur dy skemat e korrupsionit. Manja u shpreh se skema e parë është ajo kur ish-pronarët që kanë për të përfituar kompensim fizik, pasi dështojnë ta marrin atë, detyrohen ta shesin vendimin te sekserët, të cilët e realizojnë kompensimin brenda një kohe të shkurtër.

Skema e dytë ka të bëjë me abuzimet e kompensimit financiar të ish-pronarëve, pronat e të cilëve, sipas Manjës, janë zënë me ndërtesa informale të legalizuara nga Kadastra.

“Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, nëpërmjet të cilave zyrtarët e lartë të ATM janë përfshirë në tjetërsimin e pronave dhe abuzimeve të tjera financiare.

Ish-pronarët që disponojnë vendimet e kthimit të pronave i disponojnë këto vendimi në pritje të marrjes së kompensonit, por edhe të kompensimit fizik të pronës gjë të cilët nuk kanë mundur ta realizojnë. Në këto kushte janë detyruar të shesin vendimet tek sekeseret. Menjëherë kanë aplikuar në ATP dhe janë kompensuar 100% financiarisht, por edhe me sipërfaqe pronash në vendet më turistike të Shqipërisë.

Pasi i kanë marrë këto prona kanë vijuar me transaksionet mbi pronat duke i kaluar në pronësi të familjarëve dhe të afërmeve të zyrtarëve të ATP. Një skemë e cila jam i bindur që do të zbardhet deri në fund nga prokuroria.

Skema e dytë ka të bëjë me abuzimet në rastin e kompensimit financiar të ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtesa informale të legalizuara nga Kadastra. Në rastin konkret, ish-pronarët pasi marrin një vlerësim të pronës së tyre depozitojnë kërkesën për tu kompesuar financiarisht nga ATP. Sipas praktikës që vetë agjencia ka vendosur si standard, skema e kompensimit financuar do të ndjekë rendin kronologjik të ndjekur nga Kadastra”, tha Manja.

 

Të fundit