Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manja paralajmëron administratën: Kemi në proces një super hetim për abuzimet me pronat nga veriu në jug

Manja paralajmëron administratën: Kemi në proces një super

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur sot për një dosje të rëndësishme që po heton “Anti Korrupsioni” dhe që lidhet me abuzimin me pronat nga veriu në jug, me fokus bregdetin.

“Struktura Anti Korrupsion në ministrinë e Drejtësisë ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me pronën publike e private nga veriu në jug me fokus të vecantë bregdetin. Dosja e hetimit shtrihet në kohë”, tha Manja.

Ky i fundit dha një paralajmërim për të gjithë punonjësit e administrates që janë përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.

“Pavarësisht gradës e funksionit që mban në administratën publike e shtetërore cdo nëpunës publik i këtij shteti që ofron një shërbim publik e që e shet këtë shërbim kundrejt ryshfetit në emër të shtetit e në zyrat e shtetit do përgjigjet e përballet me forcën e ligjit”, shtoi ministri.

 

Të fundit