Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manja për korrupsionin: "Peshku" i vogël të mos bëhet i madh, të frenohet sa është cironkë!

Manja për korrupsionin: "Peshku" i vogël të mos

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë një mesazh në ditën ndërkombëtare të Anti-korrupsionit. Ai thotë se indiferenca ndaj këtij fenomeni është bashkëpunëtorja më e madhe e tij.

Sipas tij, korrupsioni nuk matet me peshë apo shifra, pasi dëmi është i njëjtë. Manja shton se ky fenomen duhet frenuar kur është "cironkë". Ai thekson se në luftën kundër korrupsionit, Shqipëria ka Shtetet e Bashkuara, gazetarët dhe njerëz që i denoncojnë këtë veprime të jashtëligjshme.

"Korrupsioni nuk është i madh, apo i vogël, nuk matet me peshë a me shifra. Është i njëjtë dhe dëmin e bën po njësoj, vetëm se do pak kohë që ai peshku i vogël të rritet e të bëhet i madh. Ndaj duhet frenuar që kur është cironkë", shkruan ndër të tjera ministri.

Të fundit