Flash News

Ditari i Maxhorancës

Marrëveshja me Britaninë/ Çuçi: Emigracioni i paligjshëm, kërcënimi kryesor i sigurisë

Marrëveshja me Britaninë/ Çuçi: Emigracioni i

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur për marrëveshjen mes Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar për ekstradimet, që pritet të miratohet gjatë seancës së sotme.

Kujtojmë që kjo marrëveshje, nisur dhe nga shkrimet e mediave britanike, ngriti pretendimet se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për emigrantët e kthyer nga MB. Këto lajme u mohuan nga qeveria shqiptare.

Çuçi e cilësoi emigracionin e paligjshëm si burim për veprimtari kriminale. Gjithashtu dhe tregoi rregullat mbi të cilat do të zbarohet.

"Fenomemi i imigracionit të parregullt, si kërcënim kryesor i sigurisë, shoqërohet dukshëm me vepra kriminale si trafikimi i qënieve njerëzore, kondrabandimi i emigrantëve, përdorimi në masë të gjërë i dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit si dhe lëvizja e individëve të përfshirë në akte terroriste apo ekstremisht të dhunshëm.

Në marrëveshjen që kemi sjell sot në Kuvend, janë parashikuar rregullat dhe parimet mbi të cilat do të zbatohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, rastet e bashkëpunimit sipas kërkesës, por edhe rastet e bashkëpunimit pa kërkesë, duke filluar që nga mënyra e aplikimit për ripranim, kostot e transportit e deri mbrojtja e të dhënave personale apo veprimet që ndërmerren në rastet e ripranimeve të gabuara", tha Çuçi.

 

 

Të fundit