Flash News

Ditari i Maxhorancës

Marrëveshja PD-LSI, Spiropali: Kjo listë e mercenarizmit nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit

Marrëveshja PD-LSI, Spiropali: Kjo listë e mercenarizmit nuk mund

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në kuvend, komentoi marrëveshjen e nënshkruar mes PD dhe LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Spiropali e quajti marrëveshjen e tyre imagjinarë, dhe shtoi se Shqipëria nuk do të ndryshojë nga të njëjtët persona persona që i kanë bërë zinë për 30 vite.

 “U ngrit një koleg dhe deklaroi se e ka kërkuar Luli e ka kërkuar opozita që mund të bëjë një tender. Ne mund të kontrollojmë veten dhe ato që duam, siç është vota e emigrantëve por ne nuk mund të kontrollojmë orekset e opozitës jashtëparlamentare. Sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve, do ishte mirë të bëhej dhe një identifikim i të zgjedhurve, ajo që po na shohin sytë me koalicionin opozitar s’dimë ç’të themi ne. Nuk është koalicion por thjesht një listë. Këta emra, Mona, Nardi, Shpëtimi, Luli, Agroni dhe ku di unë që pretendojnë se do ndryshojnë me rrënjë politikën janë po të njëjtët që Shqipërisë ia kanë bërë zinë 30 vite. Prandaj kaluam në kuvend ato ndryshime që vargoni i partive mos të ishte i pafundmë dhe të mos ngrihej në listë kap ça të kapësh. Kjo listë e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit. Nënshkruan një marrëveshje imagjinare dhe thanë Shqipëria do ngrihet. Se Luli dihet se është me parimin e Budës, nëse do të shkosh diku mos lëviz nga vendi”, tha Spiropali.

Të fundit