Flash News

Ditari i Maxhorancës

Maska e detyrueshme me akt normativ, Manastirliu apel qytetarëve: Vendoseni! Me të ulet rreziku i infektimit mbi 60%

Maska e detyrueshme me akt normativ, Manastirliu apel qytetarëve:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për vendosjen e maskës me detyrim pas 15 tetorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu thekson se zbatimi i rregullave të vendosura do të ulë me 60% rrezikun e infektimit nga koronavirusi, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve të kontribuojnë për të fituar betejën me COVID-19.

“Masat #antiCOVID
Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin✅
‼️Vendose #maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili #kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19”, shkruan Manastirliu.

Maska e detyrueshme me akt normativ, Manastirliu apel qytetarëve:

Të fundit