Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimet te Universiteti Bujqësor, mazhoranca gjyq populloro- parlamentar kundër SPAK

Arrestimet te Universiteti Bujqësor, mazhoranca gjyq populloro- parlamentar

Duket se mazhoranca po e kthen SPAK-un në një objekt akuzash tani që hetimet dhe arrestimet po prekin figurat e saj.

Kjo qasje tregon se mbështetja e mëparshme për institucionin e drejtësisë ka qenë e kushtëzuar nga targetimi i opozitës, ndërsa tani, kur hetimet prekin vetë qeverinë, SPAK-u po shihet si problematik.

E udhëhequr nga Rama, Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit.

Sot Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj stafit të Universitetit Bujqësor në Kamëz, për shkak të dyshimeve mbi përfshirjen e tyre në abuzime me tendera.

Rama nënvizon se këto masa sigurie janë lëshuar PA GJYQ, për procedura të disa viteve më parë.

Rama njofton se dëgjesa do të bëhet nesër në orën 09.00 nga godina e Kuvendit.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030

Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit.”

Arrestimet te Universiteti Bujqësor, mazhoranca gjyq populloro- parlamentar

Të fundit