Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbahet sot Kongresi i PS, mbërrijnë Rama e ministrat; E pranishme edhe Nikolla pas dorëheqjes

Mbahet sot Kongresi i PS, mbërrijnë Rama e ministrat; E pranishme edhe

Partia Socialiste mbledh sot Kongresin në Pallatin e Kongreseve, ku delegatët do të zgjedhin 156 anëtarët e Asamblesë së re nga 350 anëtarë që ka ky forum.

Në punimet e Kongresit pritet të prezantohet dhe platforma për zgjedhjen e deputetëve për 2025-ën.

Ne Pallatin e Kongreseve ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, por edhe ministrat e kabinetit. 

Po ashtu, pasi dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, ka mberritur edhe Lindita Nikolla. Ajo është përpjekur të ‘shmangë’ mediat, ndërsa është parë teksa futet në Pallatin e Kongreseve përmes turmës.

Në përfundim të sesionit të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit, kryeparlamentarja njoftoi para deputetëve largimin e saj për arsye shëndetësore.

Të fundit