Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbërritja e 1170 vaksinave të Pfizer, Rama sulmon opozitën nga Rinasi: Unë luaj shah, ata kumar me negociatat

Mbërritja e 1170 vaksinave të Pfizer, Rama sulmon opozitën nga

Në pritje të dozave të para të vaksinave nga kompania amerikane Pfizer, kryeministri Edi Rama nuk la pa sulmuar edhe opozitën.

Rama tha se opozita luan ‘kumar’ me negociatat për vaksinimin, kur qeveria e tij luan shah.

“Nuk e mendojmë që t’i shkojmë Pfizer mbrapa nëpër gjykata, sepse me Shqipërinë është sjellë si s’ka më mirë dhe nuk e ka shkelur kontratën me ne. Kjo vlen edhe nëse Pfizer mund të vonohet pak, por edhe kur mund të shpejtojë.

Sepse disa qafira, që ishin pjesë e një turpi të madh me ndikimin dhe komentimin e disa faqeve të shkëputura të kontratës, të marra vjedhurazi nga një draft, vrapuan të flasin me terma ekstrem për të helmuar sa më shumë popullin dhe për t’i thënë se cdo gjë këtu është vetëm e zezë, duke keqinterpretuar kontratën dhe duke thënë se vaksinat po vijnë për fushatë, për propagandë, për shoë, sepse në fakt pjesa e madhe e dozave nuk do të vijë, deri në vjeshtë dhe kështu janë përjashtuar nga vaksinimi 2 milionë shqiptarë, janë dënuar me vdekje.

E vërteta është krejt ndryshe. Së pari, vaksinat nuk mund të bëhen as për fushatë, as për propagandë, dhe aq më pak për t’i hedhur hi syve njerëzve në prag të zgjedhjeve, sepse shkurti erdhi, vjen marsi, dhe njerëzit janë këtu, do ta shohin si do vazhdojë procesi.

Kjo nuk ka lidhje me fushatën, as me zgjedhjet e propagandën. Kjo ka lidhje me faktin, që duan s’duan ata që s’duan, Shqipëria ka një qeveri që arrin të bëjë gjëra, që të tjerët rreth nesh nuk arritën t’i bëjnë. Ne mund të merrnim edhe më shumë nga Pfizer, por iu kam thënë që ndryshimi themelor mes nesh dhe atyre që janë përballë nesh është se ata luajnë ose ‘ha këtë, të të ha atë’, ose luajnë kumar, ne luajmë shah në negociata, me këdo qoftë, dhe me mënyrën se si realizojmë planet tona në të gjitha drejtimet. Prandaj ne fitojmë. Kurse ata thonë ‘të fitojë vendi, që të kapim dhe ne ndonjë gjë’”, u shpreh kryeministri.

 

 

Të fundit