Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fluks pacientësh, hapen spitalet rajonale në Durrës e Shkodër; Manastirliu: Sot mbërrijnë 7000 vaksina nga Pfizer

Fluks pacientësh, hapen spitalet rajonale në Durrës e

Në senacën e sotme parlamentare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se ditën e sotme do të hapen spitalet rajonale për trajtimin e të infektuarve me Covid-19.

Manastirliu tha se ky vendim vjen si pasojë e mbingarkesës në 4 spitalet Covid në kryeqytet, teksa shtoi se të parët spitale rajonale që do të hapen do të jenë ai i Durrësit dhe Shkodrës.

"Roli i mjekut të familjes është kyç. Pandemia ka sjellë situatë shqetësuese mbi problematika t e shëndetit mendor. Çdo qytetar ka në dispozivion linjën e këshillimit falas. Janë mbështetur 2400 qytetarë.

Nuk e di se nga mund tu burojë frymëzimi disave për të ushqyer iuluzuionin se pandemia ka ikur, jo ska ikur, është këtu. Do vazhdojmë të shtojmë testet dhe s’do të ndalemi në asnjë moment drejt objektivin tonë. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer.

Askujt s’do ti mungojë trajtimi në spitale. Kemi arritur mbi 500 të shtruar në spitalet Covid, rastet janë të rënda dhe te moshat e reja dhe kemi rritje të pacientëve në reanimacion.

Duke filluar nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale duke filluar me Shkodrën dhe Durrësin, më pas nëse do jetë nevoja do fillojmë me spitalet e tjera”, tha  Manastirliu.

Gjithashtu, ministrja bëri më dije se sot do të mbërrijnë në vend dhe 7020 doza të tjera vaksinash nga Pfizer.

“Sot vijnë 7020 vaksina nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur. Është i natyrshëm mosbesimi dhe e mirëkuptuar mërzia. Është normal ankthi. Duhet të jetë i natyrshëm edhe mirëkuptimi i qytetarëve. Premtimet e çudibërësve që nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kanë respekt për peshën e fjalës nuk janë zgjidhje. Zgjidhjen do ta gjejmë siç kemi bërë deri sot bashkë”, shtoi ajo.

Të fundit