Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbledhja e Bordit të Transparencës: Nafta dhe benzina 217 lekë, gazi 93 lekë deri më 15 mars

Mbledhja e Bordit të Transparencës: Nafta dhe benzina 217 lekë,

Qeveria ka vendosur sot në ditën e katërt të protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve që nafta dhe benzina të tregohen me pakicë 217 lekëpër litër, ndërsa gazi 93 lekë deri më 15 mars.

Nga mbledhja e Bordit të Transparencës u vendos që organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë dhe në rast të shkeljeve do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.

Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.

Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjeherë Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ vendosi:

1. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.

2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ”, shkruan Rama ne FB pas mbledhjes.


 


 

 

Të fundit