Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Kosovë, Rama ‘kapet’ me ministren e tij: Mos u nxit t’ia marrësh fjalën koleges

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Kosovë, Rama

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri –Kosovë në Prishtinë, duket se pati një mos koordinim mes ministreve për të diskutuar sipas protokollit.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama, i cili i bëri vërejtje ministres Belinda Balluku, duke i kërkuar të respektojë të respektojë radhën.

Balluku: Si e kemi radhën për të folur

Rama: Këtu radhën e zgjidhni vetë, sepse besoj që kur flas unë, ti nuk do ja marrësh. E kemi ndryshuar, Albini ja jep të parëve atyre që kanë ardhur nga Shqipëria, unë ja jap të parëve atyre që kemi gjetur këtu. Kështu që mos u nxit tja marrësh koleges, sepse tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin, por aq më keq për gratë.

 

Të fundit