Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Zgjidhen dy ekspertët ligjorë, çfarë kërkoi Murrizi dhe Braho
Këtë të premte është mbledhur sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në mbledhje janë miratuar edhe dy ekspertët ligjorë që do të merren me shqyrtimin e kësaj çështjeje.
Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu janë dy juristët të cilën u zgjodhën nga komisioni. “Do ta realizoj me paanshmëri dhe integritet”, u shpreh Mërkuri.
Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e Presidentit.
Zëvendëskryetari, Myslim Murrizi sugjeroi që të vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të presidentit të Italisë në vitin 1993 dhe kërkoi që në seancën hetimore të thirrej edhe kreu i SHISH, edhe drejtori i Policisë së Shtetit.
"Do doja të kishim në dispozicion praktikën e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93 pas kërkesës së një deputeti. Të na vihet në dispozicion praktika në Itali se çfarë hapash kanë ndjekur. Unë nuk mjaftohem me Lituaninë. Do të doja të kishim shefin e SHISH apo dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, të zhvillohej një seancë dëgjimore", tha Murrizi
Deputeti dhe anëtari i komisionit, Spartak Braho ka kërkuar që për presidentin Ilir Meta të ketë një vlerësim për gjendjen e tij psikologjike, për shkak të disa deklaratave të tij.
"Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Duhet të hetojmë edhe shkaqet. Këto janë veprime të një njeriu të çmendur se populli ashtu e quan, apo janë veprime të një njeriu që ka luhatje emocionale", tha Braho.
Socialistët kanë ndërmarrë nismën e dytë për shkarkimin e Metës, të cilin e akuzojnë se ka shkelur Kushtetutën, ka mbajtur një anën e një krahu politik dhe se me mesazhet e tij ka nxitur dhunë. Ata kanë caktuar 18 majin, si ditën e zhvillimit të seancës dëgjimore me Presidentin Meta. Ky i fundit është shprehur se nuk do të njohë asnjë vendim të Kuvendit, duke e quajtur atë ilegjitim.