Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mediu, Shehi, Dulja, Idrizi, mbetje të shekullit të kaluar", Rama s'i ndahet opozitës: Basha s'është lider, por administrator

"Mediu, Shehi, Dulja, Idrizi, mbetje të shekullit të

Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur së sulmuari opozitën, ndërsa është ndalur te disa nga emrat e renditur në listën e kandidatëve për deputetë.

Sipas Ramës, emra si Fatmir Mediu Dash Shehi, Shpëtim Idriz, Mesila Doda etj., janë mbetje të shekullit të kaluar, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha sipas tij nuk është lider, por administrator.

"Nga Fatmir Mediu te Dash Shehi, te Shpëtim Idriz, Mesila, Dulja...një hata e madhe. Të mendosh që Tirana e vitit 2021 të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar që e patën mundësinë në shekullin e shkuar ta tregojnë veten, jo një herë por më shumë dhe treguan sa vlejnë.  

Është e pakonceptueshme të mendosh përtej cfarë njerëzisht mund të kenë arsye legjitime që të kenë rezerva a refuzim ndaj nesh, që të investojë besim te ajo skuadër, e cila në Tiranë ka shëmbëlltyrën e vet më katastrofike, por në themel ka një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, ekonominë, Shqipërinë me një lider që nuk është lider, por administrator dhe Metën, Monikën e Saliun që luajnë fijet e atij teatri kukullash.

Nuk po them se të gjithë janë njësoj, por ajo që peshon në atë skuadër, boshti i saj është një katastrofë. Zgjedhja është e qartë si qielli që kemi mbi krye. Ajo është skuadër që e ka regresin të shkruar në lule të ballit, biografinë e cdo lojtari si biografi dështimesh", u shpreh Rama ndër të tjera.

Të fundit