Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Çmenden” çmimet e hoteleve në Tiranë për finalen e Conference League, Veliaj: Mos ta linin për në momentin e fundit

“Çmenden” çmimet e hoteleve në Tiranë

Finalja e Konference League mes Romës dhe Fejenordit në Tiranë ka bërë që çmimet e dhomave të hoteleve në Tiranë të kapërcejnë deri në 4-fish vlerat, duke arritur në 600- 1 mijë euro. Por ka edhe çmime të çmendura si një natë hoteli, 9000€/ në një hotel me 4 yje në Tiranë.

Megjithatë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë në krah të pronarëve të hoteleve duke i cilësuar spekulime informacionet e mediave lidhur me rritjen e çmimeve të hoteleve, pasi sipas tij, ndryshimi i çmimeve bëhet nga vetë algoritmi i sistemeve online të specializuara për rezervime. 

“Dëgjova një të fundit kur thanë se “të gjithë ata që merren me hotele në Shqipëri janë spekulantë, shiko sa kanë vajtur çmimet për ndeshjen”. Por, e dini çfarë? Çmimet për një ndeshje të tillë do të shkonin po kaq kudo ku ajo të luhej.

Pra, të njëjtët njerëz që para pak ditësh përhapnin panik se finalja do të luhej në një shtet tjetër dhe i gëzoheshin këtij “dështimi” të Shqipërisë, sot vajtojnë për çmimet në hotelet tona. Por, çmimet nuk i rrisin hotelet sepse në momentin kur ti futesh në aplikacione si Booking, Expedia apo Edreams, çmimi ndryshon në bazë të një algoritmi.

Vërtet biletat e avionit fillojnë me 19 euro nëse e rezervoni të parët, por shkojnë 100 euro e deri në 300 euro nëse e lini për në orën e fundit”, deklaroi Veliaj.

Të fundit