Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe thumbon Bashën e Berishën: Merruni me 2 kufoma që po mbajnë peng debatin publik

Braçe thumbon Bashën e Berishën: Merruni me 2 kufoma që po

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka ironizuar debatin politik për largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i DPD-së prej kreut të demokratëve Lulzim Basha.

Në një njoftim në Facebook, Braçe shkruan se i gjithë debati publik po mbahet peng e “dy kufomave që luajnë luftash” dhe kanë harruar se karteli i prodhuesve të brumërave do të rrisë çmimet me 30%.

“Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend! Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES; Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!”, shkruan Braçe.

Njoftim i plotë:

Pupupupupupu;

SOT DITA E KATERT,

E GJITHE MEDIA VIJON MERRET ME DY KUFOMA QE LUAJNE LUFTASH!

E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul,

e hoqi, nuk e hoqi,

tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!

Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!

Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES;

Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!

Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!

 

Të fundit