Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mësuesit dhe pedagogët marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s, numri i të vaksinuarëve

Mësuesit dhe pedagogët marrin dozën e dytë të

Ditën e sotme ka vijuar vaksinimi i pedagogëve dhe mësuesve me dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë janë vaksinuar, nga të cilët rreth 11 mijë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Kështu bën me dije ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se që prej nisjes së procesit janë mbi 816 mijë qytetarë të vaksinuar, nga të cilët, 320 mijë me të dyja dozët.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi procesin e vaksinimit në Arenën Kombëtare, ku theksoi që dozat e dyta duhet të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit,

“Është shumë e rëndësishme që edhe dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë, për të gjitha grupmoshat edhe për të gjitha llojet e vaksinave”, tha Manastirliu.

Të fundit