Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meta refuzoi të shkonte në seancën dëgjimore, Braho e Bushka kërkojnë të merret me forcë: Duhet të thirret me dhunë nesër

Meta refuzoi të shkonte në seancën dëgjimore, Braho e Bushka

Komisioni Hetimor ka nisur mbledhjen e radhës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pasi ky i fundit vendosi të mos paraqitej në seancën degjimore, deputetët kanë ashpërsuar tonet. Anëtari Spartak Braho ka kërkuar që Meta të merret me forcë, ndërsa e ka quajtur si President pa karakter.

“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është edhe çështje vullneti. Ai nuk ka vullnet të njohë Kuvendin, Komisionin Hetimor e jo më të përgjigjet për kërkesat e parlamentit. Ky president nuk ka karakter.

Më kujtohet kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë Berishën, sikundër Berisha e ka marrë Metën me dhunë. Ky veç të tjerash akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë, që parashikohet në Kod Penal. Meta duhet të thirret me dhunë nesër, kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im”, deklaroi Braho.

Në të njëjtën linjë edhe deputetja Klotilda Bushka ka propozuar që të kërkohet ardhja me forcë e Metës, para Komisionit Hetimor. Ajo tha se kjo mënyrë parashikohet në Kodin e Procedurës Penale.

“Mund të kërkohet ardhja me forcë e personit para Komisionit. Komisioni ka faktuar në mënyrë të drejtë ardhjen dhe dëgjesën e Presidenti të Republikës. Mungon vullneti i Presidentit për të marrë pjesë në këtë Komision, sepse nuk e njeh Komisionin. E konsideron procesdurë fiktive që po përdoret nga mazhoranca kundër Presidentit. Pra, sipas Presidenti sërish fajin e ka Kuvendi. Kodi i Procedurës Penal i parashikon të gjitha mjetet për ta marrë me forcë, por unë nuk e konsideroj të nevojshme nëse s’ka vullnet për t’u paraqitur vetë”, tha Bushka.

 

 

Të fundit