Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meta sërish dekorime në Koplik, Spiropali s’i ndahet: Rrëkëllen rakinë e marrëzisë, shkel çdo etikë protokollare

Meta sërish dekorime në Koplik, Spiropali s’i ndahet:

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas dekorimeve të Presidentit të Republikës Ilir Meta në Malësinë e Madhe Koplik. Ajo ka akuzuar Kreun e Shtetit se ka shkelur etikën protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale. Duke ironizuar Kreun e Shtetit, Spriopali vazhdon më tej me parashikimet që sipas saj, lidhen me shpërndarjen e dekoratave deri më 25 prill.

"100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit!

100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t'u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale!

Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit", shkruan Spiropali në profilin e saj në Facebook.

Të fundit