Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Milva Ikonomi në krye të bashkisë së Durrësit", Rama i përgjigjet Bashës: Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat

"Milva Ikonomi në krye të bashkisë së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili më herët në një konferencë për mediat u shpreh se Rama po planifikon caktimin e Milva Ikonomit në Bashkinë e Durrësit për të nënshkruar koncesionin që do të 5-fishonte eurot për inceneratorët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kurdoherë dhe kudo që ka qeverisur PD, plehrat i ka pasur male krenare.

“Por do ti s'do ti, doni ju s'doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s'kthehet më!”, shkruan Rama.

Reagimi i plotë i Ramës:

Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!...

Por do ti s'do ti, doni ju s'doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s'kthehet më!...

Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!

Të fundit