Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimet e larta në Jug: Marrëzi! Është më e lehtë të shkosh në Greqi, Turqi apo Mal të zi se në Dhërmi

Çmimet e larta në Jug: Marrëzi! Është më e

Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish në shënjestër të kritikave bizneset në jug të vendit, për shkak të çmimeve të larta dhe abuzive.

Në një takim me krerët e bashkive të vendit në Pogradec, Rama tha se çmimet aktuale nuk justifikohen ende me shërbimet që ofrohen.

“Ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë më të lehtë të shkosh në Greqi, Turqi apo Mal të zi sesa të rrish në Dhërmi. Me të vërtetë është i mrekullueshëm por jemi akoma larg për garantim shërbimesh dhe ata që e garantoj të kenë çmime të ulëta. Është më e lehtë, sesa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro natën është e palogjikshme.

Të shikosh hartën e frekuentimit, nuk ka pse të jetë Dhërmiu. Nuk është kompetenca juaj po duhet marrë përsipër një rol. Lezha për shembull ka vendosur një tavan në mënyrën e kryetarit të Bashkisë, është policim miqësor në komunitet. Se nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej një tavani. ” tha Rama.

Të fundit