Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mimi Kodheli rizgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Mimi Kodheli rizgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të

Mimi Kodheli është rizgjedhur në mënyrë unanime zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-S.

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme mori pjesë sesionin vjetor të Asamblesë të zhvilluar në Lisbonë në datat 8-11 tetor. Komisionet diskutuan gjatë dy ditëve të para dhe analizuan raportet e rezolutat e përgatitura. Pjesë e takimeve ishin ekspertë të fushës dhe kreret e politikës portugeze.

Sesioni vjetor përmbylli punimet e tij me seancën plenare drejtuar nga Presidenti i AP NATO Kongresmeni Gerry Connolly, në të cilën ishin të ftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan,  Nancy Pelosi, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Presidenti portugez si dhe Dr. Karen Donfrey, Ndihmës/sekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë në Departamentit e Shtetit.

Diskutimet e këtij sesioni u përqendruan në tema si Afganistani, Koncepti Strategjik i NATO 2030, situata post elektorale në Rusi si dhe situata  në Lindjen e Mesme.

 

Të fundit