Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja e Bujqësisë: 30 mijë lekë fermerëve për çdo hektar me grurë

Ministrja e Bujqësisë: 30 mijë lekë fermerëve për

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë të ditur vendimin e ri për subvencionimin e fermerëve.

Ajo tha se Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e një fondi prej 1.2 miliardë lekë, që i shtohet buxhetit të Skemës Kombëtare për mbështetjen e fermerëve.

Sipas këtij vendimi, çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja.

 “1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare të mbështetjes së bujqësisë, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar”, u shpreh ajo.

 

Të fundit