Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministrja e Financave paralajmëron rritje të borxhit publik: Deri në fund të vitit mund të shkojë në 80%

Ministrja e Financave paralajmëron rritje të borxhit publik: Deri

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar rritje të borxhit publik deri në fund të këtij viti.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ibrahimaj thotë se borxhi publik është aktualisht në nivelin 77%, ndërsa deri në fund të vitit të shkojë deri në 80%”.  

“Borxhi sot që flasim është në nivelin 76-77 %, pritet që deri në fund të vitit të shkojë deri në 80%”, tha ajo.

Ajo theksoi se kriza energjetike nuk parashikohet të ndikojë në rritjen e borxhit. Ministrja tha më tej se regjimi i fiskalizmit do të ndikojë pozitivisht në uljen graduale të borxhit publik, por edhe të deficitit.

Kriza energjetike nuk parashikohet të rrisë më tej nivelin e borxhit, ndërkohë nga viti 2022 ne do të hyjmë në një regjim tjetër të konsolidimit fiskal ku niveli i borxhit dhe niveli i deficitit parashikohen të ulen në mënyre graduale”, tha ajo.

 

Të fundit