Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratohet rritja e pagave për administratën, hyn në fuqi më 1 korrik

Miratohet rritja e pagave për administratën, hyn në fuqi më

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në mbledhje rritjen e pagave për administratën.

Ministri i Financave, Ervin Mete tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se ligji hyn në fuqi më 1 korrik. Kostoja e përllogaritur arrin në afro 11 miliardë lekë.

“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete.

Nga politika e rritjes së pagave, do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Të fundit