Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratohet unanimisht raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës

Miratohet unanimisht raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës

Komisioni Hetimor e ka miratuar në mënyrë unanime raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Brenda 7 ditëve raporti do t'i dërgohet Parlamentit dhe më pas do jetë ky i fundit që do të vendosë për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit. Duhen të paktën 94 vota që Kuvendi ta shkarkojë Metën.

“Kush është dakort me raportin, konkluzionet e tij dhe gjithë materialet bashkangjitur duke marrë parsysh sugjerimet e kolegëve? Të gjithë dakort. Miratohet raporti i komisionit hetimor për verifikimin e të gjitha shkeljeve të rënda të presidentit Ilir Meta me vota unanime të gjithë anëtarëve”, tha kryetari i Alket Hyseni.

Prej tre javësh Komisioni ka mbledhur prova, të cilat do t'ja paraqesë Kuvendit për të shkarkuar Kreun e Shtetit. Referuar deklaratave, intervistave dhe postimeve të Presidentit, Komisioni pretendon se Meta ka shkelur Kushtetutën, ka kapërcyer kompetencat e tij, ka nxitur dhunë dhe ka qenë i njëanshëm.

Kreu i Shtetit nuk shkoi në seancë dëgjimore me argumentin se kjo strukturë është ilegjitime dhe zbaton urdhra politikë. Meta është shprehur se nuk do të njohë asnjë vendim të Kuvendit. Kjo është nisma e dytë e socialistëve për shkarkimin e Presidentit.

Të fundit