Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mashtroi për të mbrojtur Alabbar, Rama e pranon: Kërkoj ndjesë, u nxitova

Mashtroi për të mbrojtur Alabbar, Rama e pranon: Kërkoj

Artikulli i mediave kroate mbi skandalet e kompanisë së Alabbar ‘Eagle Hills’ e cila do të zbatojë projektin në Portin e Durrësit, duket se zgjoi kryeministrin Rama.

Në një reagim të një dite më parë, Rama publikoi në Tëwitter një artikull të ‘BIRN’ lidhur me një investim që ‘Eagle Hills’ do të bënte në Zagreb të Kroacisë. Rama e shiste ndërtimin e ‘Manhatanit’ të Zagrebit si një fitore për Alabbar.

Por duket se artikulli dhe hijet e shumta të dyshimit lidhur me kompaninë e sheikut arab, kanë zgjuar ndërgjegjien e Ramës, i cili ka pranuar se është nxituar në publikimin e lajmit dhe ka kërkuar falje.

“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!”, shkruan Rama.

Të fundit