Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mos ma trash zërin, e di ti nga jam unë?!", Lleshaj ultimatum Murrizit: Jo, politikë me policinë!

"Në 30 vite, ministrat për parada dhe show", Murrizit përplaset ashpër me Lleshajn, Ministri: Mos ma trash zërin, e di ti nga jam unë?!

"Mos ma trash zërin, e di ti nga jam unë?!", Lleshaj
Deputeti Myslim Murrizi dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Myslim Murrizi dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kanë replikuar ashpër në seancën e sotme parlamentare. Shkak për këtë janë bërë ndërhyrjet e herëpashershme nga vendi të deputetit, i cili tha se “përgjatë 30 viteve ministrat kanë tentuar të bëjnë parada dhe show, ndërsa prurjet e policisë janë si në kohë të monizmit.”

Kësaj deklarate, Ministri Lleshaj i është përgjigjur ashpër duke i dhënë ultimatum të mos e përdorë policinë për politikë.

"Nuk dua të jem ngjashëm me ty. Unë nuk krahasohem me askënd, deputetët nuk janë qëllim i policisë por nëse do të shkelin ligjin... Nëse ti do të bësh politikë dhe të bësh politikë me policinë harroje se do ta bësh. Polic ke qenë dhe ke mbetur akoma dhe mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic ke qenë polic dhe ke dështuar në polici. Harroje këtë intimidim ndaj policisë. Zbato ligjin sepse përballë ligjit je askushi. Me mua e ke të vështirë të trashësh zërin", thotë Lleshaj.

Debati i plotë:

Myslym Murrizi: Tre ministra në 30 vite, z.Lleshaj, kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show me deputetët. Dy kanë ikur si sëpata pa bisht. Njëri që kërkonte të hiqte xhamat e makinave në oborr të Kuvendit, tjetri që bënte video-klip duke gjëmuar makinën e ministres Kodheli se gjoja nuk kishte rryp shoqëruesi, dhe akti i turpshëm juaj, i Ministrisë apo i drejtorit tuaj të policisë, shoferit dhe taksistit të Balilit, ishte ndëshkimi në derë të Kuvendit dhe prurja e policisë si në kohë të monizmit, të 2-3 deputetëve për të dërdëllisur para qytetarëve që ju që nuk pyesni për deputetët nuk ju bie mendja për qytetarët. Jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti, si ai shoferi i Eskobarit.

Sandër Lleshaj: Unë krahasohem vetëm me veten time dhe nuk besoj që mund të më bëni krahasime me asnjë njeri. S’e keni as atë tagër. Duhet t’ju them që policia nuk ka asnjë objekt të merret me deputetët, por policia as nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Përballë ligjit, besoj që deputetët janë ata të parët që duhet të japin llogari.

Sandër Lleshaj pas ndërhyrjes së Murrizit: Jam ministër dhe po të them, në qoftë se ti kërkon të bësh politikë e të fitosh pikë me policinë, harrojë që mund të fitosh. As dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic, ke qenë polic dhe ke dështuar në policinë financiare dhe po të them që harroji këto intimide ndaj policisë. Zbatoje ligjin sepse përballë ligjit ti je askushi.

Sandër Lleshaj pas ndërhyrjes së Murrizit nga vendi: Mos u përpiq të trashësh zërin sepse e ke organikisht të pamundur ta trashësh, sidomos me mua. Ti s’e di se nga jam unë more!

Të fundit