Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas vetëvrasjeve të pacientëve në spitale, ministria "zëvëndëson" shërbimin psikologjik me tableta

Pas vetëvrasjeve të pacientëve në spitale, ministria

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Covid-19, në pikën e informacionit të ngritur pranë spitalit Infektiv. Ky takim vjen pasi pesë persona i kanë dhënë fund jetës, teksa trajtoheshin në spitalet covid.

Manastriliu njoftoi se do të futen në përdorim tabletat, për të bërë të mundur komunikimin e pacientëve me familjarët e tyre.  MSH bën me dije se familjarët e pacientëve kërkuan vendosjen e një komunikimi me koordinatorët në orare të caktuara por edhe fleksibilitet ne orare.

“QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin”, tha Manastirliu.

Ky reagim i MSH për të lidhur kontaktet e pacientëve me familjarët e tyre vjen pas zërave se të sëmurët me covid ndodhen në kushte të vështira psikologjike. Ekspertë të shëndetësisë, por dhe opozita kanë ngritur shqetësimin për mungesën e shërbimit psikologjik.

Të fundit